RMV – Ukrainë 2:3: Nga shkëlqimi në zhgënjim!

ÇFARË NDODHI NË PJESËN E DYTË? FAJTOR MENTALITETI…

Maqedonia e Veriut mbrëmë në një ndeshje dramatike pësoi humbje me përmbysje nga Ukraina 2-3.

Nga shkëlqimi në dëshprim. Kështu është pagëzuar humbja në Shkup me përmbysje e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kundër Ukrainës, njofton KlanM.

Nga stafi Teknik thonë se fitorja e ukrainasve nuk është e merituar. Faji hidhet tek mentaliteti, përgatitja fizike, kampionati vendor.

Dy pjesë të ndryshme, ku u shfaq mentaliteti ynë. Padyshim që nuk na shkon ky mandat, ku kampionati përfundon më herët. Në pjesën e dytë, pjesa fizike na shkaktoi probleme serioze dhe kjo është arsyeja e rënies së lojës” – tha Robert Stojanovski.

Në pjesën e dytë në fushë doli një ekip krejtësisht tjetër. Këtë rënie të ritmit të lojës, sic percjell KlanM, Kapiteni Stefan Ristovski, e quan mentalitet klasik maqedonas.

Pamje shumë e qartë. Kemi luajtur një pjesë të parë të mirë, dhe një mentalitet klasik maqedonas në pjesën e dytë, dhe duhet të punojmë ende në atë segment dhe mendoj se nëse duam të bëjmë diçka, nuk është vetëm disiplinë, por disiplinë taktike” – deklaroi Stefan Ristovski.

Ukrainasit e pranojnë se në futboll jo çdoherë fiton më i miri. Seleksionuesi, Sergej Rebrov, tha se pjesa e dytë vendosi epilogun e ndeshjes.

Loja ndryshoi absolutisht në pjesën e dytë dhe përfundoi në favorin tonë. Lojtarët tanë nuk ishin në gjumë në pjesën e parë. Bëhej fjalë për faktin se Maqedonia ka një ekip të fortë, me lojtarë serioz dhe me përvojë. Pas pjesës së parë gjetëm një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën e lojës. I këshillova futbollistët ta ndryshojnë ritmin” – tha Sergej Rebrov.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, sot ka udhëtuar në Mançester, ku të hënën do ta zhvilloj sfidën e radhës kualifikuese kundër Anglisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share