A do të shkojë Kurti në takimin e ftuar nga Borrell?

Është shumë e rëndësishme, sipas kryeministrit Kurti, që çdo kryeqendër evropiane dhe Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i BE-së dhe NATO-së, a dënojnë agresionin e Serbisë me rastin e rrëmbimit të tre policëve në Leposaviq, përcjell KlanM.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga përfaqësuesi i lartë, Borrell në Bruksel e ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës në veri, Kurti nuk dha përgjigje direkte.

“Unë jam duke e menduar këtë gjë. Do t’ua dërgoj përgjigjen edhe në Bruksel, por shpresoj që ata të reflektojnë, sa më parë aq më mirë, duke dënuar agresionin e Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share