Lirimi pa kushte të tre policëve të Kosovës, sipas Kurtit e ka kërkuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. I pyetur për kërkesën e kryeministrit Rama dhe faktorit politik shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e rajon për lirimin e policëve, Kurti tha se përveç kësaj, duhet të dënohet edhe agresioni serb.
“Unë besoj që nga gjithë shqiptarët duhet së pari të dënohet agresioni i Serbisë në territorin e Republikës sonë dhe gjithashtu të kërkohet nga faktorët ndërkombëtarë që t bëjnë të njejtën. Pra, nuk mjafton të kërkojmë vetëm lirimin e policëve tanë, duhet ta dënojmë agresionin e Serbisë dhe të marrim masa adekuate në raport me Serbinë”, deklaroi Albin Kurti./KlanMacedonia