Zjarri në spitalin modular në Tetovë – Gjykata dënon me nga 1 vjet e gjashtë muaj burg me kusht Florin Besimin dhe Artan Etemin

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot u mor aktvendimi për të akuzuarit në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular që ndodhi më 8 shtator 2021 ku jetën e humbën 14 persona.

Gjykata Themelore Penale në Tetovë sot dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.

Më 29 maj u prezantuan fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe avokatëve të të akuzuarve, pas së cilës gjykatësi Jordan Vellkovski theksoi se ka përfunduar seanca kryesore dhe se aktvendimin do ta kumtojë më 5 qershor, sot në orën 12:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share