MICKOSKI: NA DUHET QEVERI KU DO TË KETË UNITET KOMBËTAR MAQEDONAS
Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon unitet të politikës maqedonase karshi kërkesave që po vijnë nga Bullgaria për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Sipas tij, në garniturën qeverisëse aktuale nuk ka aspak unitet maqedonas, e ai edhe një herë përsëriti se LSDM është peng i BDI-së
”Unë jam për Qeveri ku do të ketë një unitetit të gjerë maqedonas. Sepse tani jemi me Qeveri ku ka gjithçka përpos unitet maqedonas. Kemi një Kryeministër që nuk ka legjitimit nga populli, kemi një parti maqedonase që është peng i atyre që me të vërtetë e drejtojnë shtetin”
Kjo do të thotë VMRO DPMNE me LSDM por pa BDI-në?
Atë do ta përcaktojnë qytetarët në zgjedhje. Po nëse më pyesni mua, VMRO DPMNE vlerëson dhe atë e them në ngjarjet që ne i organizojmë se është koha që pas 20 viteve, minus dy vete në periudhën prej 2006 deri më 2008, BDI të kalojë një periudhë në opozitë.
Edhe nëse fitojnë tek shqiptarët?
”Unë nuk besoj se do të fitojnë” – tha Mickoski.
E nga LSDM, sic percjell KlanM, thonë se e kaluara ka dëshmuar që VMRO DPMNE-së nuk i intereson aspak interesi kombëtar. Sipas partisë në pushtet, VMRO DPMNE nuk ka përkrahur Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës por as edhe anëtarësimin e shtetit në OKB.
”VMRO DPMNE tani e ka shansin të tregojë se është në anën e interesave shtetërore dhe do ti mbrojë interesat dhe unitetin kombëtar me atë që do ti mundësojë shtetit që të mbetet në rrugën e euro-integrimeve” – tha Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.
Ditë më parë, Kryeministri Kovaçevski tha se do të organizojë takim me kreun e opozitës, por Mickoski thotë se ftesë nuk ka. Madje edhe nëse vjen ftesa, i pari i opozitës maqedonase që takimi të jetë vetëm mes tij dhe Kovaçevskit. Nëse takimi organizohet në format më të gjerë, Mickoski nuk hedhë poshtë mundësinë që mos ti përgjigjet ftesës. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu