Kurti shkon në Bratislavë, a do të takohet me Vuçiqin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjendet në Bratislavë, ku po zhvillon punimet një forum për sigurinë. Pamjet e tij në rrjetet sociale i publikoi Instituti sllovak, GLOBSEC, i cili po organizon forumin.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratislavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në forumin e sigurisë. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiç, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratislavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

REL-i po përpiqet të marrë informacione nga zyrtarët evropianë nëse takimi Kurti-Vuçiç në Bratisllavë ka ende gjasa./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share