“Sa më shpejt që të jetë e mundur ta shohin realitetin” – është këshilla e psikologes Edlira Destani nga organizata ” E dua ylberin”, për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta. Prindërit që vërejnë shenja që tregojnë vonesa në zhvillimin e fëmijëve të tyre, të reagojnë menjëherë dhe të kërkojnë ndihmë.
“Sa më herët të jetë ndërhyrja, aq më mirë mund të bëhet ndryshimi, aq më shpejt mund të kapen elementet për të cilat duhet të punohet”, tha mes tjerash Edlira Destani në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia