“Defender Europe” për herë të dytë në Shqipëri

Rama: Jemi në nivelin më të lartë të vlerësimit ndërkombëtar

Shqipëria mirëpret stërvitjen “Defender Europe 2023” në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. I pranishëm në hapje të kësaj ngjarje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit vendi ynë nuk ka qenë kurrë në një nivel kaq të lartë, ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë si aleatin më të madh të SHBA-ve.

Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen “Defender Europe” që sjell në Shqipëri 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA për të kryer stërvitje ushtarake në vendin tonë. Nisja e kësaj ngjarje u kremtua me një ceremoni të vecantë në Tiranë ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Kryeministri Rama tha se vendi ynë nuk ka qenë kurrë në një nivel kaq të lartë ndërkombëtar.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë si aleatin më të madh të SHBA-ve.

“Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe ShBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të ShBA në historinë e Shqipërisë”, deklaroi Yuri Kim.

“Defender Europë” e organizuar nga SHBA sjell në Shqipëri rreth 7 mijë trupa amerikanë dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zgjasë deri në 22 qershor./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share