Shkup: Gjoba për 177 shoferë, 38 prej tyre për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (19.05.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për parakalim dhe rirregullim të kundërligjshëm.

Janë vendosur katër masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share