VALLËZIMI “KUADRIL” I SINKRONIZUAR NË SHUMË VENDE TË EVROPËS
Pikërisht në mesditë në sheshin e Shkupit, maturantët vallëzuan “kuadrilin” vallëzimin tashmë të njohur për maturantët. Njëkohësisht vallëzuan edhe maturanët tjerë në disa qytete të vendit, njofton KlanM.
Nga Sheshi i Ohrit, maturantët përmes vallëzimit dërguan mesazhe për tolerancë dhe kundër dhunës.
Ata ishin pjesë të paradës tradicionale të maturantëve.
“Bashkë me maturantët e disa qyteteve tejra, por bashkë me vende tjera, jo vetëm që njëkohësisht me muzikë të njëjtë vallëzuam në mënyrë të sinkronizuar, por si gjeneratë dërgojmë mesazhe kundër dhunë, mesazhe për paqë dhe tolerancë” – tha Katerina Manevska, maturante.
Ndryshe, parada është mbajtur në gjashtë vende. Krahas Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, është mbajtur në Slloveni, Serbi, Sllovaki, Mal të Zi dhe Hungari.
Gjatë 14 viteve të kaluara kanë marrë pjesë maturantë nga qindra qytete të Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Italisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Ukrainës, Hungarisë dhe Austrisë ku numri I përgjithshëm i pjesëmarrësve ka tejkaluar 450.000 maturantë. /KlanMacedonia/