LISTA SERBE ULTIMATUM QEVERISË SË KOSOVËS
Policia dhe KFOR I po monitorin situatën e sigurisë afër objektit te komunës në Mitrovicën e Veriut ku do të betohej kryetari I ri I dale nga zgjedhjet e 23 prillit Erden Atiq.
Me te hyre ai ne objektin e Komunes, u vendos edhe flamuri I Kosoves ne kete ndertesë.
Atiq gjatë ceremonisë së betimit tha se do të jetë kryetar I të gjithë qytetarëve pa dallim
Në këtë seancë ai e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb.
Ne betimin e Atiq ishte I pranishëm edhe Ministri I Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi I cili u pyet per vendimin e hapjes se urës së Ibrit për të cilin tha se janë në procedura të kontrollimit të ligjshmerisë.
Menjëherë pas ceremonisë Lista Serbe ka mbajtur një konferencë për media.
Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha