Liga Europa: Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales

Takohen: Bayer Leverkusen – AS Roma dhe Sevilla – Juventus

Sonte me fillim në orën 21:00, në program janë ndeshjet kthyese të gjysmëfinales  të Liga Evropës, mes Bayer Leverkusen – AS Roma  (0-1) dhe Sevilla – Juventus (1-1), Në bazë të rezultateve që u arritë në ndeshjet e para çdo  gjë mbette e hapur  sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen në finale të Liga Europës.

Në stadiumin “BayArena” në Leverkuzen, skuadra e Bayer do të mundohet të anulon epërsinë e krjijuar nga kundërshtari AC Roma me golin që e shënoi Edoardo Bove.  Pra çdo gjë do të mësohet  pas ndeshjes së sontme, ku  drejtësi do të ndaj arbitri slloven Sllavko Vinçiq.

Një situate e ngjashme është edhe në ndeshjen  tjetër  gjysmë finale që do të zhvillohet  në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán” të Sevilla aty  ku do të përballen  skuadra vendase  Sevilla dhe gjiganti Italian Juventus. Ndeshja e parë në “Allianz stadium” në Torino përfundoi me barazim  1-1, pro çdo gjë do të vendoset  gjatë 90 minutave  që do të zhvillohen  sonte me fillim në orën 21:00, Ndeshjen Sevilla – Juventus  do të drejtoj arbitri holandez Danny Makkelie.

Ndeshja finale e Europa  League  do të zhvillohet më 31 maj, me fillim në orën 21:00, në “Puskash Arena” në Budapest të Hungarisë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share