Berat Buzhala zbulon për cilin kandidat votoi në Tiranë

Analisti i politikës Berat Buzhala ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan se për cilin kandidat ka votuar në garën për Bashkinë e Tiranës.

Buzhala ka treguar se votoi për Belind Këlliçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, edhe pse sipas tij, e dinte që do të humbiste përballë Erion Veliajt.

Berat Buzhala: Votova për të djathtën. Për opozitën. Votova për Belindin. Me zemër të thyer, në kuptimin që duke e ditur që nuk ka për të pasur sukses. Absolutisht jam i bindur që Belindi është më i mirë se Erion Veliaj për 1 milionë e 1 arsye. Arsyeja kryesore është, është 8 vite kryetar i Tiranës edhe nuk ka çfarë i jep më shumë Tiranës se sa i ka dhënë deri tani. Ka çka i merr më shumë Tiranës sepse ka vazhduar të marri në secilin mandat më shumë merr se sa jep.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share