Shpresa e fundit e shkencës, një vaksinë që kuron tumorin e pankreasit

Një vaksinë për të kuruar tumorin agresiv të pankreasit. Kjo është shpresa e fundit e shkencës, që nga testimet individuale mbi çdo pacient vullnetar, ka dhënë rezultate mjaft premtuese duke hapur rrugë shprese mbi të ardhmen dhe kurimin e saj.

Vaksina e personalizuar i mëson qelizat imunitare të pacientit të luftojnë formën më të përhapur të tumorit të pankreasit. Në analizimet e para janë marrë në eskperiment  vetëm 16 vullnetarë, kaukazianë, të cilët kanë marrë vaksinën, por si pjesë e integruar e një trajtimi shumë më të gjerë , ku përfshihej chemioterapia dhe një medikament që pengon qelizat tumorale t’i shpëtojnë sisitemit imunitar.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore “Nature”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share