Suedia fiton “Eurovision 2023”, në çfarë vendi u rendit Shqipëria

Ka përfunduar këtë mesnatë Eurovision 2023. Fitues është shpallur Suedia.

Ndërkohë Shqipëria u rendit në vendin e 22-të, nga 26 pjesmarrësit në finale. Me 17 pikë nga juria dhe me 59 pikë nga publiku.

Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësuan Shqipërinë këtë vit në Eurovision më këngën “Duje”. Kënga përcillte mesazhin e familjes së bashkuar, e dhënë edhe nga Nënë Tereza, e cila thonte se dashuria për botën vjen nga dashuria për familjen./albeu.com/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share