Një video shkakton vorbullën e dyshimeve
Kriza mes një çifti të famshëm përbën lajm, kur mjafton vetëm thashethemi, e jo më kur ka prova filmike, siç është rasti i këtyre pamjeve që të krijojnë përshtypjen e një sherri në çift mes Ben Aflek dhe Xhenifer Lopez.
Pikërisht, mënyra e përplasjes me inat të derës së automjetit nga Ben Aflek ka shkaktuar një vorbull komentesh në media e rrjete sociale se çifti mund të ketë pasur një tjetër debat me tone të larta më herët.
Nuk është e qartë megjithatë, nëse bëhet fjalë për një krizë në çift apo një mosmarrëveshje të momentit.
Lopez dhe Aflek e kanë nisur romancën e tyre në fillim të viteve 2000, por gjatë më shumë se dy dekadave ata kanë qenë të martuar me të tjerë partnerë, përpara se të kurorëzonin në martesë vitin e kaluar, dashurinë e tyre që mesa duket u mbijetoi të gjitha dallgëve.
Tv Klan