Kryeministri i Kosovës është takuar në Prishtinë me zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, përfaqësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një prononcim për gazetarët pas takimit me Kurtin, Lajçak ka bërë të ditur se biseduar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me Kurtin dhe Bislimin për rrugën e normalizimit. Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapat e mëtejshëm. Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë për hapin 1, 2 dhe 3. Ne diskutuam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit dhe mendoj se kemi një kuptim të procesit”.
Miroslav Lajçak ka bërë të ditur gjithashtu se do të shkojë për vizitë edhe në veri të Kosovës. Ai tha për gazetarët se konflikti nuk është në interesin e askujt.
/tvklan.al