Izraeli përdor për herë të parë sistemin raketor të mbrojtjes ajrore David Sling

Sistemi raketor i mbrojtjes ajrore izraelite me rreze të mesme veprimi David’s Sling është vendosur në operacione ushtarake për herë të parë, thanë për Reuters dy burime ushtarake izraelite.

Ushtria izraelite nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme mbi përdorimin e sistemit.

David’s Sling, i projektuar për të rrëzuar raketat e lëshuara nga 100 deri në 200 kilometra larg, është pjesë e mburojës së Izraelit që tashmë përfshin Iron Dome me rreze të shkurtër dhe raketa me rreze të gjatë Arroë-2 dhe Arroë-3.

Mbi ndërtesat e banimit në Tel Aviv, banorët raportuan se kishin parë vija në qiell nga raketat e kapura./Klankosova/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share