PAS KËRKIMEVE DISAORËSHE POLICIA KAP AUTORIN
Ditën kur nisi zia 72 orëshe për 9 viktimat e masakrës së të Mërkurës në një shkollë 8-vjeçare në Beograd, Serbia tronditet nga një tjetër masakër me armë, njofton KlanM.
Një ditë pas masakrës në një shkollë fillore në Beograd, Serbia tronditet sërish. Mbrëmë para mesnate, sic njofton KlanM, në fshatin Dubona të Mlladenovcit, një 21 vjeçar vrau 8 të rinj, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 15 vjecar dhe plagosi 14 të tjerë.
Fushata e dytë e përgjakshme në Serbi, nisi në fshatin Dubona, kur 21 vjecari me pushkë automatike nga makina në lëvizje ka shtënë drejt një polici që nuk ishte në detyrë dhe motrën e tij, pas cka ka nis të gjuajë në mënyrë të pakontrolluar në dy fshatra tjetër fqinje.
Duke u përpjekur të arratiset e ka lënë makinën dhe ka hyrë në një veturë -taksi duke kërcënuar vozitësin me granatë dore tya dëgojë në fshatin Vinjishte ku është strehuar tek gjyshi I tij. Pikërisht në këtë vend ishte arrestuar nga policia, pas kërkimeve gjatë gjithë natës kus ishin kyçur 600 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale.
Autori i dyshuar është Urosh Blaziq, që shfaqet në këtë foto në automjetin e policisë pas ndalimit mëngjesin e kësaj të Premteje.
Me vete, autori mbante edhe 4 granata. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta./KlanMacedonia/