Mickoski: Detyrimet ndaj “Bechtel-Enka” deri më tani kanë arritur gjysmë milioni euro

LSDM: VMRO të përgjigjet pse po bllokon projektin më të madh infrastrukturor

Lideri i VMRO – DPMNE -së, Hristijan Mickoski pretendon se detyrimet që ka ndërmarrë qeveria në raport me marrëveshjen me konzorciumin Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, deri në këto moment kap shifrën e afër gjysmë milionë euro. Sipas Mickoskit, pjesa e dytë janë penalet që duhet t’i paguhen kompanisë, për shkak se është ndryshuar ligji për marrëdhënie pune, në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes. Siç theksoi Mickoski, ajo datë ka skaduar më 22 prill.

“Ajo shumë që duhet të paguhet është minimum 53 milionë euro. Ato duhet të paguhen në afat prej dy javësh pasi të kalojnë 45 ditë të parapara që të ndryshohet ligji për marrëdhënie pune dhe të zgjatet java e punës prej 40 në 60 orë, ndërsa ajo ditë skadon më 6 maj. Nga informatat të cilat i posedojmë, ka tension mes qeverisë dhe kompanisë kontraktuese rreth garancisë bankare, kur të dakordohen do të paguhen 50 milionë euro shtesë sipas paradhënies së parashikuar në atë marrëveshje”, deklaroi Mickoski.

Ndërkohë, partia në pushtet. LSDM i quan gënjeshtra dhe të pavërteta pretendimet e opozitës maqedonase, duke thënë se kjo e fundit është kundër investimit më të madh infrastrukturor për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

“Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse VMRO – DPMNE është simbol për provizione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve. VMRO – DPMNE duhet t’i përgjigjet qytetarëve se pse e bllokon projektin më të madh kapital nacional për ndërtimin e autostradave prej 110 km në afat prej 5 vitesh”, thonë nga LSDM.

Opozita në vazhdimësi ka drejtuar akuza drejt pushtetit dhe ka kontestuar marrëveshjen që është nënshkruar me konzorciumin amerikano – turk, Bechtel dhe Enka, e cila nuk është bërë publike për opinionit. Deputetët e VMRO – DPMNE -së kanë kërkuar që t’u dorëzohet marrëveshja. Nga Qeveria kanë thënë se, marrëveshja do të prezantohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share