109 shoferë të sanksionuar në Shkup, 19 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat 19 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share