“Prising You“ pjesë e albumit të ri që del në Korrik
Rita Ora rikthehet sërish vrullshëm me muzikën e saj. Ylli i muzikës Pop publikoi në mediat sociale, klipin e ri “Praising You”, një bashkëpunim me Fatboy Slim. Bëhet fjalë për një përpunim të hitit të dixhejit të famshëm Fatboy Slim publikuar në vitin 1999 me një emër të përafërt “Praise you”.
Edhe klipi i këngës së re i është përshtatur veçantisë së klipeve të Fatboy Slim, i cili priret që pamjet e xhirimeve të mos i përpunojë shumë dhe të jenë sa më afër realitetit.
Kjo këngë do të përfshihet edhe në albumin e ri të 32-vjeçares shqiptare, që siç e deklaroi gjatë publikimit të këtij klipi, do të quhet You and I. Albumin e tretë në karrierën e saj, por të parin pas 5 vitesh do e publikojë në 14 Korrik.
Tv Klan