Në mungesë të kuorumit, seanca e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet sërish, raporton Ekonomia Online.
Seanca e cila ishte paraparë të mbahej të mërkurën në orën 10, u shtye për në orën 12:30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shtye për një ditë tjetër.
“Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë seancë do të diskutoheshin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.