Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, shtrenjtohet benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,14 % në raport me vendimin e datës 10.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,784 %, te nafta për 0,639 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,211 % dhe te mazuti ka rritje për 1,245% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,330 den/kg.
Nga data 19.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,409 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.4.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share