Të shtënat me armë ndodhën gjatë një feste ditëlindjeje
Sulm me armë gjatë një feste ditëlindje në Alabama të SHBA-së. Katër persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat, ndërsa rreth 20 të tjerë janë plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:34 të së shtunës, sipas agjencisë. Zyrtarët janë ende të rezervuar në informacione ndërsa ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me agresorin. Sulmi me armë në Alabama vjen pak ditë pas vrajeve të ndodhura në Tennessee dhe Kentucky.
Një punonjës banke qëlloi për vdekje pesë kolegë dhe plagosi nëntë persona të tjerë në vendin e tij të punës në Louisville, Kentaki, të hënën. Më 27 Mars, tre 9-vjeçarë dhe tre anëtarë të stafit u vranë në një shkollë private të krishterë në Nashville, Tennessee, nga një ish-nxënës.
Klan News