Nga Zvicra për të veshur fanellën kuq e zi, Badalli ftohet nga Kombëtarja U18

Futbollisti Vigan Badalli, i cili luan në KF Concordia Basel të Zvicrës dhe në Kosovë stërvitet në ambientet e FC Prizreni.

Badalli vazhdon me formën e tij të mirë në Zvicër dhe për këtë po shpërblehet. Ai pasi ishte ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë për U-17, tashmë ka marrë ftesën tjetër për U-18.

Talenti i futbollit prizrenas ka marrë ftesën nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më 17 prill do të jetë i pranishëm në grumbullimin e parë, ndërkohë më 18 prill do të paraqitet në ndeshjen miqësore.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share