Çka biseduan Kasami dhe Kurti në Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi sot në Tetovë ku u takua edhe me kreu e kësaj komune, Bilall Kasami.

Siç thonë nga Lëvizja Besa, Kasami dhe Kurti kanë diskutuar për shumë çështje me interes për të dy vendet, përcjell KlanM.

“Gjithashtu, si dy krerë të subjekteve politike, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes dy partive”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share