Një influencere është deportuar nga Bali pasi pozoi nudo në një pemë të shenjtë 700-vjeçare. Ishte aktivistja dhe biznesmenia vendase Ni Luh Djelantik që postoi fotot e influenceres të shoqëruara nga një shkrim me nota zemërimi për turistët që nuk respektojnë vendet e shenjta.
“Për të gjithë të huajt që nuk respektojnë tokën tonë, Bali është shtëpia jonë, jo juaja! Mendoni se dukeni bukur duke shkrepur foto nudo në pemët tona të shenjta? Kthehuni në vendin tuaj nëse nuk mund të respektoni kulturën dhe traditën tonë!”
Pema, e quajtur Kayu Putih ndodhet në pjesën e pasme të një tempulli në Tabanan, 22.5 kilometra larg qendrës së Bali, Denpasar.
Influencerja është arrestuar dhe deportuar. Nuk dihet se nga cili vend vinte.
Ky është rasti i dytë në më pak se një vit pas arrestimit të influenceres ruse Alina Fazleeva dhe bashkëshortit të saj, Andrey Fazleev që pësuan të njëjtin fat pasi postuan foto duke pozuar nudo në të njëjtën pemë. Çifit iu ndalua hyrja në Bali për 6 muaj./tvklan.al