Ministri i Brendshëm i Kosovës ka njoftuar sonte se tashmë janë arrestuar tre persona si të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit të njohur, Valon Syla.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla. /KlanMacedonia