Hagë: Nisin dëshmitë në Gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

DËSHMITARJA E PARË NJË GRUA

Një grua është dëshmitarja e parë e cila po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.

Seanca u mbajt private për ruajtjen e identitetit të dëshmitares.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi në procesin gjyqësor seanca ishte e  mbyllur.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka filluar javën e kaluar.

Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Thaçi dhe të tjerët.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share