Sonte me fillim në 21:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Benfika – Inter dhe Mançester Sity – Bayern Munihu
Manchester City – Bayern Munich është derbi i ditës së sotme, në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.
Dy gjigantët e mëdhenj evropianë kërkojnë një vend në gjysmëfinale, por së pari duhet të fitojnë dy takimet e radhës mes veti.
Mançester City i Pep Guardiolës tash e sa vite janë në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve, megjithatë nuk po ia dalin.
Ata këtë herë në çerekfinale do kenë punë me kampionin gjerman, Bayernin. Ndërsa gjiganti gjerman Bayern Munihu dëshiron të triumfojë në fund të këtij kompeticioni, andaj synimet e të dy ekipeve janë të qarta. Ndeshja mes Mançester Siti dhe Bayern Munihut do të zhvillohet në stadiumin ‘Etihad’, me fillim nga ora 21:00.
Takimi tjetër për ditën e sotme zhvillohet në ‘Estadio da Luz’ në Lizbon të Portugalisë mes ekipeve Benfica – Inter.
‘Nerazzurri’ nuk janë në një formë të mirë, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit kanë ngecur me rezultate duke mos marrë asnjë fitore. Megjithate tifozë e pranishëm në stadium do të kanë rastin të përcjellin një ndeshje mjaft interesante pasi bëhet fjalë pë dy skuadra të mëdha që kanë dëshmuar cilësit e tyre.
Sot me fillim në orën 21:00, takohen:
Benfika – Inter
Mançester Sity – Bayern Munih
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/