Plani i Barçës për Messin

Drejtuesit katalanas do të takohen me shefat e La Liga për transferimin e argjentinasit

Drejtuesit e Barcelonës do të takohen me shefat e La Ligës javën e ardhshme, ku do të disukutojnë mundësinë për të nënshkruar me Lionel Mesin. Temë e bisedës do të jetë mundësia e regjistrimit të yllit argjentinas në sezonin e ardhshëm.

Klubi pret që La Liga t’i japë dritën jeshile negociatave me përfaqësuesit e Messit. Takimi do të zhvillohet me qëllim që drejtuesit të dinë nëse shefat e La Liga-s nuk do të bëhen pengesë në rast të rimarrjes së Leo Mesit dhe do ta miratojnë operacionin.

Rikthimi i Messit, është me interes jo vetëm për Barcelonën, por edhe për futbollin spanjoll, nga ku janë larguar dy yjet Leo Messi dhe Kristiano Ronaldo.

Pavarësisht rritjes së tensioneve me presidentin e La Ligës, Javier Tebas për rastin Negreira, te katalanasit ka optimizëm se operacioni Messi do të realizohet me sukses.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share