Rama “shndërrohet” në moderator, publikon podcastin e parë me sportistët që morën gradën Kolonel

Këtë të shtunë kryeministri ka publikuar episodin e parë të podcastit ‘Flasim’, një platformë e re që Edi Rama ka zgjedhur për të ftuar personazhe që kanë dhënë kontribute për Shqipërinë si dhe për të komunikuar me qytetarët.

Të ftuarit e kryeministrit kanë qenë shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët pak ditë më parë morën gradën Kolonel.

Në rolin e moderatorit dhe i zhveshur nga kostumi politik, kreu i qeverisë ka pyetur sportistët elitarë për fillimin e karrierës.

Në formatin që kurrë më parë nuk ishte shfaqur, Rama nuk i kurseu batutat me sportistët.

Në këtë platformë, kryeministri Edi Rama sfidohet nga rivali i tij politik, kryetari i PD, Sali Berisha, i cili gjithashtu pak ditë më parë publikoi podkastin e tij të parë, ku ndahu me qytetarët kujtimet nga fëmijëria.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share