Edhe një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, Duka: I kënaqur për mbështetjen nga vendet e UEFA-s

“Kontributi për futbollin europian vlen edhe për Shqipërinë”

Armand Duka është konfirmuar si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s edhe për një mandat 4-vjeçar, duke marrë 45 vota nga 55 anëtarët e këtij organizmi në kongresin e mbajtur të mërkurën në Lisbonë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit mori mbështetjen më të madhe mes kandidatëve për anëtarë të Ekzekutivit të Futbollit Europian. Armand Duka tregon në një intervistë për TV Klan se si erdhi kjo përkrahje.

Armand Duka: Jam vërtetë shumë i kënaqur për mbështetjen nga shumica e vendeve anëtare të UEFA-s. Kjo mbështetje ka ardhur si rezultat i të marrëdhënieve personale, i punës së bërë në 4 vitet e shkuara. UEFA është një nga organizatat demokratike, se do të ishte shumë e vështirë me paragjykimet që do të kishte bota sot në drejtim të një vendi të vogël le të themi.

Sipas kreut të FSHF-së sa më mirë të jetë kjo organizatë aq më shumë do të zhvillohet futbolli shqiptar.

Armand Duka: Me eksperiencën që kam krijuar për të marrë vendimet e duhura për futbollin europian. Kontributi maksimal për futbollin europian dhe nëpërmjet kësaj sa më shumë benefite për futbollin shqiptar.

Sipas Armand Dukës në vitet e fundit janë rritur më shumë të ardhurat e UEFA-s dhe kjo ka ndikuar në zhvillimin e këtij sporti në kontinent dhe ecjen përpara të futbollit të femrave.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share