Qeveria “ngrin” çmimet e 11 produkteve të pemëve e perimeve

BEKTESHI: TREGTARËT TË RESPEKTOJNË VENDIMIN E QEVERISË

Domatet – 70 denarë, trangujt – 75, Qepa – 60, specat – 90, grosha – 75, bananet – 70, limoni – 55 denarë. Këto do të jenë cmimet maksimale të disa pemëve dhe perimeve, njofton KlanM.

Qeveria miratoi Vendimin për “ngrirjen” e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve. Masa do të vlejë nga 5 Prilli.

Ministri I Ekonomisë, sic njofton KlanM, u bëri thirrje tregtarëve që ta respektojnë këtë vendim, kurse sipas tij analizat kanë treguar se për këto prodhime ka pasur marzha të mëdha që në mars kanë mbërritur në 200 dhe 250%.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“I siguroj qytetarët se konform analizave, cmimet e produkteve ushqimore dhe energjensave, tërësisht janë stabilizuar dhe kanë trend të uljes edhe pse duhet të priten të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika që duhet të publikohen më 7 Prill”

Sipas Bekteshit, “ngrirja” e çmimeve do të zgjasë deri në fund të Prillit respektivisht Majit dhe se bëhet fjalë për masa afatshkurtëra që mund të vazhdohen.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Përse 25 ditë? Për shkak se varemi tërësisht nga importi, vecanërisht nga Greqia dhe Shqipëria. Por, nga maji do të nis plasmani i prodhimeve vendore dhe besoj se atëherë cmimet do të ulen edhe për 30 deri 40%”

Inspektorati Shtetëror i Tregut, sic njofton KlanM, për cdo ditë kontrollon cmimet e “ngrira” të produketeve. Që nga fillimi I masave qeveritare janë kryer 1.800 mbikqyrje inspektuese.

Sipas këtij inspektorati, deri tani janë shqiptuar 20 dënime me të holla që tejkalojnë shifrën e 2.5 milion denarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share