Tregjet: Çmimet e larta ulin fuqinë blerëse

QEPA VAZHDON TË JETË 90 DENARË PËR KG

Sllobodanka dhe Gorani, dy pensioniste në moshë, sot kishin dalë së bashku në treg për të blerë lakër. Duhej ta shëtisnin gjithë tregun për të gjetur një çmim të përshtatshëm, njofton KlanM.

“Të shtrenjta janë shumë, Unë me pensionin 11.000 denarë nuk ka shanse që të marr, ç’të marr të paren, të marr barna apo..” – tha një qytetar.

Ministri tha se sot do të ulen çmimet e disa produkteve.

Do të ulen nga 5 denarë nga 10 denarë dhe pastaj, shkuan çmimet deri në tavan.

Nuk do të ndikoje kjo tek ju?

Jo, jo nuk do të ndikoje.

Çfarë do të blini sot?

Lakër , vetëm të shohim çmimin.

E përderisa çiftin pensionist i lamë që të kërkojnë lakrën më të lirë në treg, takuam edhe një pensioniste tjetër e cila kishte blerë qepë të re dhe marule dhe që i kishin kushtuar 100 denarë.

“Çmimet janë të larta po, këtu është katastrofë, e dhimbshme është puna.

Paske blerë qepë dhe marule, sa kushtoi? 

100 denarë, 3 qepë 100 denarë, 3 sallata 100 denarë, pra 100 denarë është shumë.”

Ndër produktet që ministri Bekteshi paralajmëroi së do të përcaktohet çmimi ishte edhe qepa, e ky produkt, sic njofton KlanM, edhe sot mbante çmimin rekord 90 denarë për kilogram e kjo sipas shitësve do të ndryshoje atëherë kur çmimet me shumicë do të ulet nga importuesit e këtij produkti.

“Po çmimet u deshtë që të ngrijnë por sot s’kemi qenë në magazina dhe nuk dimë si janë çmimet, le të ngrijnë që të mundët çdokush të lejoje të blejë. Qepa edhe më tej është si në berzë 90 denarë kilogrami dhe 80, në varësi a është më i madh apo më i vogël” – tha Ane Bllazhevska, shitëse.

“Çmimet ne mund ti ulim sipas asaj që i blejmë, nëse e blejmë 70 do e bëjmë 80 nuk ka shumë dallim çmimi tek ne, nuk jemi ne kryesorë por ata që e sjellin produktin ose prodhuesit. “ – tha Sulejman Saiti, shitës.

Autoritetet e Qeverisë, vendimet për “ngrirjen” dhe kufizimin e çmimeve të një pjese të produkteve të ushqimit e argumentuan si masë për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por, ekspertët dhe sindikatat reaguan duke thënë se masa është e vonuar – të paktën për një vit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share