Në emisionin Pit Stop në Klan Maqedoni, futbollisti Jasir Asani i cili ka marrë ftesën të luaj me kombëtaren Shqiptare tha se ka qenë emocionale debutimi dhe së pari ka marë në telefon familjen.
”Fanella e kombëtares është shumë e rëndë, për çdo futbollist sidomos për ata që japin maksimumin, pas ndeshjes gjithmonë flas me familjen të cilët të parët ma urojnë pastaj edhe shumë shokë të mi në Partizan dhe Hungari, pastaj tifozët shqiptarë ane mbanë botës. Tani duhet ti bëj krenar të gjithë dhe të jap maksimumin” – tha Jasir Asani. /KlanMacedonia/