NBA: Denver dhe Milwaukee kryesojnë Konferencat në Perëndim dhe Lindje

Tetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm pesë të atyre mysafire është epilogu i 13 ndeshjeve të zhvilluara sot në kampoinatin amerikan të basketbollit NBA

Ndeshja  derbi mes  liderit  të tabelës në Perëndim mes Denver  derh kampionit në fuqi Golden State Waerriors  ka përfunduar 112-110 . Denver edhe pse pa Jokiq , por shkëlqeu  Porter i cili realizoi 29 pikë dhe Murray 25 . Lakers shënoi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe në transfertë mundën Hoston me rezultat 134-109. Anthony Davis me 40 pikë ishte shënuesi më mire në këtë takim, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” me 18 pikë, 10 kërcime , 11 asist).

Lideri në Konferencën e Lindjes Milwaukee, sot mundi Philadelphian 117-104.  Maxey me 29 pikë e Embiid me 28 nuk arritën t’i japin fitoren Philadelphia, ndërsa për Bucks u dallua Giannis Antetokounmpo  me 33 pikë e 14 kërcime . Fiton edhe Atlanta, falë lojës të mirë kolektive mundi Dallasin me rezultat 132-130. Më efikas ishte Irving me 41 pikë.

Konferencën e Perëndimit e kryeson  Denver  me 52 fitore dhe 26 humbe, ndërsa në lindje kryesoon Milwaukee me 56 fitore e 22 disfata.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Toronto  108-128,

Minnesota – Portland 105-107,

Chicago – Memphis 128-107,

Brooklyn – Utah Jazz 111-110,

Denver – Golden State 112-110,

Milwaukee – Philadelphia 76ers 117-104,

Cleveland – Indiana 115-105,

Oklahoma vs Phoenix 118-128,

Houston – Los Angeles Lakers 109-134,

Sacramento – San Antonio 134-142,

Orlando – Detroit  128-102,

Nju York – Washington 118-109

Atlanta – Dallas  132-130.

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share