Po pastronte grilat e dritareve, bie nga kati i tretë i banesës 40-vjeçarja në Tiranë

Një 40-vjeçare dyshohet se ka rënë këtë të Shtunë nga kati i tretë i banesës në Tiranë.

Policia bën me dije se gruaja ka qenë duke pastruar grilat e dritareve. Mësohet se ajo ndodhet në spital ku po trajtohet nga mjekët, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share