Erbin Abazi: Kur isha nxënës kisha si ide ti grumbulloj detyrat e maturës shtetërore nga viti 2008 e deri më sot

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, mësimdhënës  Erbin Abazi ka folur rreth idesë që ti mbledh gjitha detyrat duke krijuar kështu libër me “përmbledhje detyrash të zgjedhura nga matematika për maturën shtetësore”.

”Në kohën e Covidit ka filluar të punohet libri, kemi filluar atëher sepse vet si nxënës kur kam qenë e kam pasur si nevojë për me e pas një libër për të mundur të ushtroj. E kam pasur një ide nga ajo kohë që një ditë kur të bëhem mësimdhënës do ti grumbulloj gjitha detyrat nga viti 2008 kur ka filluar matura shtetërore e deri vitin 2022 dhe janë të sqaruara të punuara në mënyrë sa më të drejtë më të thjeshtë për ti kuptuar nxënësit sa më mirë” – tha Erbin Abazi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share