Pse nuk informohet opinioni për udhëzimet e reja? – Shaqiri: Protokolet janë interne dhe japin rezultate

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri theksoi se po zbatohen eksperiencat më të mira në vendet tjera sa i përket udhëzimeve të reja për përballje me alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla. Sipas Shaqiri, kjo metodë po funksionon dhe janë organet e sigurisë ato që zbatojnë udhëzimet. Ai nuk deshi të japë më shumë detaje, për arsye se siç sqaron, kjo është në të mirë të procesit. Por megjithatë, sipas Shaqirit, kur do të paraqitet nevoja, edhe opinioni do të njoftohet për hapat e ndërmarra.

“Udhëzimet, protokolet janë interne dhe janë të përditshme. Është një procedurë që për të mirën e procesit nuk mund ta shpjegojmë, por po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për momentin”, tha Shaqiri në Klan Debat./KlanMAcedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share