Messi merr votat e Shqipërisë

Sylvinho e Berisha japin pikët maksimale për argjentinasin

Lionel Messi pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën mori çmimin si futbollisti i vitit 2022 nga FIFA. Ai grumbulloi më shumë vota nga kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve.

Për të kanë dhënë pikët maksimale Sylvinho dhe Etrit Berisha. Te portieri si Berisha dhe Sylvinho kanë votuar fituesin argjentinasin Emiliano Martinez. Messi është votuar maksimalisht edhe nga Lionel Scaloni, edhe ky i fundit ka bërë detyrën si pjesë e Argjentinës duke ia dhënë lojtarit të tij.

Lionel Messi në rolin e kapitenit ka preferuar në finale Neymar dhe Mbappe sipas asaj që tregohet nga FIFA. Te trajneri më i mirë Etrit Berisha ka vendosur të parin Pep Guardiola dhe të dytin Lionel Scaloni. Sylvinho edhe pse ka qenë një futbollist i Guardiola ka preferuar Carlo Ancelotti në vendin e parë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share