BE-ja dëbon 400 spiunë rusë

Brukseli e përgatitur që të presë sa më shumë refugjatë ukrainas

“Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet e saj për të spiunuar fqinjët e saj evropianë”, deklaroi Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në fjalimin e saj në Athinë me rastin e Konferencës së dytë Evropiane për Menaxhimin e Kufijve.

“Ne do të vazhdojmë të mirëpresim disidentët, gazetarët e pavarur dhe refugjatët që largohen nga regjimi i Putinit, por do të rrisim vigjilencën tonë në kufij. Ata dolën nga dera e përparme, por ne nuk duhet t’i lëmë të hyjnë nga dera e pasme.”

Johansson u kërkoi anëtarëve të miratojne sa me shpejt rregullat e reja të migracionit në mbarë BE-në dhe për të ndihmuar ukrainasit që dëshironin të ktheheshin në shtëpi.

Shtetet anëtare te BE-se kane dëbuar deri tani 400 spiunë rusë nga territori i tyre. Rusia është famëkeqe për rrjetin e saj të gjerë të spiunëve ndërkombëtarë.

Më shumë se 8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, dhe gati 5 milionë janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme të BE-së ose skema të ngjashme të mbrojtjes kombëtare në Evropë.

BE-ja është e përgatitur që të presë më shumë rrefugjatë ukrainas që mund të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre të nxitur nga një ofensivë pranverore nga forcat ruse në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share