4 ngjyra të lapsave të syve që do ju bindin të eksperimentoni këtë pranverë

Lapsi i bardhë i syve është shndërruar në personazhin kryesor në botën e bukurisë. Teksa jemi në prag të pranveerës, disa nuanca që nuk e prisnin po  kryesojnë trendin dhe duket se do jenë të preferuarat për të patur ngjyra sa më të gjalla në sy.

BeautyTok, ose ndryshe komuniteti i bukurisë në Tik Tok ka zgjedhur lapsa pastel të cilat i kombinojnë edhe në ngjyrën e syve të tyre, si për shembull blu pastel për sytë e kaltër. Krahasuar me lapsin e bardhë, ngjyrat pastel ‘zbusin’ grimin dhe nuk duken aq të forta, sidomos në lëkurat më të errëta ku e bardha në sy mund të mos qëndrojë mirë.

Rozë balerinash

Ndoshta një nga nuancat më të njohura pastel që duket se përshtatet me çdo ngjyrë sysh.

Blu bebi

Për ata që kanë sy blu, provojeni për të krijuar një pamje magjepsëse monokromatike.

E gjelbër e hapur

E gjelbra mund të mos jetë e para që do të blinit si laps sysh, por Tik Tok po i jep shumë rëndësi, sidomos për personat të cilët kanë nuanca të saj në sytë e tyre.

Lejla livandoje

Për sytë kafe dhe të gjelbër, lejlaja është ngjyra e përsosur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share