ZV/PRESIDENTJA BULLGARE TAKOI SHOQATAT BULLGARE NË SHKUP
Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, në Ambasadën bullgare në Shkup ka takuar përfaqësues të shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut. Para të pranishmëve ka deklaruar se Sofja nuk do të bëjë lëshime për marrëveshjet me Shkupin.
Bullgaria me vëmendje ndjek situatën në Maqedoninë e Veriut, se kush i përgatit tekstet e mundshme për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, si do të miratohen këto tekste, si do të reagojnë forcat politike, por para së gjithash institucionet e Shkupit. Ky ka qenë mesazhi i Zv/Presidentes bullgare, Ilijana Jotova, gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave bullgare. Takimi është mbajtur në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup.
“Nëse Bullgarët nuk kyçen në Kushtetutë, nuk do të ketë asnjë progres në negociatat e RMV-së për anëtarësim në BE. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të KE-së, me të cilët do të nisim negociatat reale” – deklaroi Ilijana Jotova, nënkryetare e Bullgarisë.
Zv/Presidentja bullgare vëmendje të veçantë I ka kushtuar incidentin me dhunën ndaj Hristijan Pendikovit. Ajo tha autoritetet në Sofje me vëmendje ndjekin hetimet për këtë rast.
Jotova është ndalur në Shkup, pas kthimit nga Kosova, ku ishte takuar me Presidenten Vjosa Osmani me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /KlanMacedonia/