Një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, aktorja dhe modelja u shfaq në më shumë se 30 filma dhe 50 shfaqje televizive
Aktorja amerikane Raquel Welch, e cila shpesh vlerësohet se i hapi rrugën heroinave moderne të filmave aksion, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Ylli ndërroi jetë pas një sëmundjeje. Welch u bë një seks simbol në vitet 1960, ku ishte e para grua e cila u vesh me bikini në filmin e vitit 1966 One Million Years BC.
Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në 1974 The Three Musketeers dhe u nominua përsëri në 1987 për filmin “Right to Die”. E lindur Jo-Raquel Tejada në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë qëkur ishte adoleshente dhe më vonë u bë një parashikuese e motit.
Në një libër autobiografik Welch trajtoi imazhin e saj përtej dekoltesë,fëmijërinë e saj, problemet e saj të hershme të karrierës si nënë beqare në Hollywood. Në një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, Welch u shfaq në më shumë se 30 filma dhe 50 shfaqje televizive.
Në 1968 ajo luajti përkrah personazhit të Frank Sinatrës në filmin “Lady in Cement”, intepretoi personazhin e parë transgjinore në vitet 1970 Myra Breckinridge. Disa vite më vonë ajo hapi një linjë të saj të parukeve, një koleksion bizhuterish dhe një linjë kozmetikë Mac Cosmetics.
Klan News