Luana Vjollca këtë “Shën Valentin” ka një këshillë dhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për djemtë!

“Zemër Luana” është hapur sonte në mënyrën më spektakolare, ku autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca, e nisi më një kërcim mjaft romantik dedikuar kësaj nate dashurie me trupën e baletit dhe të ftuarve specialë të mbrëmjes së sotme. Një ballo mjaft e bukur, plot dashuri e shumë elegancë u krijua në këtë hapje programi.

Kjo mbrëmje “Shën Valentini” në “Zemër Luana” nuk mund të mos niste me një mesazh mjaft të rëndësishëm e të bukur nga drejtuesja Vjollca, e cila këtë herë iu drejtua kamerës me një këshillë për të gjithë djemtë.

“Bëjuni dhuratë vajzave! Keni edhe dy ditë kohë meqenëse është data 12 Shkurt, deri në datë 14 Shkurt, sepse një djalë edhe nëse nuk ka mundësi, nëse do të bëjë një vajzë të lumtur mund ta gjejë mundësinë!”, përfundoi autorja Luana Vjollca, ku më pas shtoi: “Jo se edhe ne vajzat nuk duhet të bëjmë të lumtur djemtë, por këtë mesazh e dhashë për ne vajzat sepse ne duam të llastohemi pak më shumë, sidomos këto ditë.”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share