Xhudo: Flaka Loxha fiton medaljen e argjendtë në “European Open Sofia 2023”

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në finale e “European Open Sofia 2023” në Bullgari! Ajo në finale ka pësuar disfatë prej xhudiostes bullgare Ivelian Ilieva.

Loxha shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -57 kg, kurse Cena realizoi tri fitore dhe dy humbje në kategorinë -73 kg. Ndërsa Dardan Cena është renditur i pesti në këtë garë ndërkombëtare të xhudos.
Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, selektor i Kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për Flaka Loxhën.

“Flaka Loxha sjell medaljen e radhës për Kosovën!

Në Ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike sot në Sofje u mbajt gara e radhës!

Flaka Loxha 57 kg e argjendtë dhe tashmë ajo ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për të rritura.

Shënoj tri fitore por humbi në finale kundër Bullgares Ilieva.

Në finale si duket e penalizoj fakti që kishte siguruar medalje dhe nuk dha maksimumin e saj.

E veçanta e kësaj gare është performansa e Dardanit!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share