“Dy pllaka masive tektonike takohen në Turqi”, përse janë kaq të forta pasgoditjet

Duke folur për lëkundjen me magnitudë 7.5 që pasoi tërmetin e parë që goditi Turqinë jugore mëngjesin e kësaj të hëne, eksperti i CNN, Chat Myers shpjegoi përse pasgoditjet kanë qenë kaq të forta.

“Dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj vije, rreth 160 kilometra nga njëra anë të tjetrën, toka ka rrëshqitur”, tha Myers.

Sizmologët shpesh i referohen këtij fenomeni si rrëshqitje goditëse, ku pllakat po takohen dhe papritur ato rrëshqasin anash.

Kjo nuk ka ngjashmëri me Unazën e Zjarrit, që shtrihet në bregun perëndimor të SHBA. Në këtë zonë, tërmetet dhe cunamit shkaktohen shpesh nga zhytja, ku njëra pllakë rrëshqet mbi tjetrën.

Por në një rrëshqitje goditëse, pllakat lëvizin horizontalisht, e jo vertikalisht.

Sipas ekspertëve, për shkak të natyrës së kësaj ngjarjeje sizmike, pasgoditjet mund të zgjasin me javë e muaj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share