Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë më më shumë armë Ukrainën.

“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ai tha se ishte ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të merrte municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi ishte “shumë e madhe”.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim para një grupi liderësh perëndimorë kërkoi një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar përpjekjet për të kundërshtuar pushtimin rus.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara javën e kaluar njoftuan gati 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike.

Stoltenberg tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte rruga më e shpejtë drejt paqes.

“Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve – ndoshta edhe kjo luftë – por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet pazgjidhshmërisht nga situata ushtarake”, tha ai.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që Putin e quan një “operacion special ushtarak” kundër asaj që ai e percepton si kërcënim për sigurinë ruse.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë denoncuar veprimet e Rusisë si një rrëmbim toke të stilit imperialist dhe kanë vendosur sanksione në përpjekje për të ndërprerë fushatën.

Lufta 11-mujore ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre, ka lënë qytete në gërmadha dhe ka tronditur ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share